Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në “Facebook” me qytetarët, deklaroi se kufijtë për momentin nuk do të hapen.
Rama u shpreh se kufijtë nuk hapen për momentin, pasi nëse do të ndodhte kjo, infeksioni mund të përhapet më lehtë. Po ashtu, Rama ka theksuar se sa më shumë që iu përmbahemi masave, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne.
“Nuk hapen doganat. Nuk hapet kufiri. Kuptojeni. Kush është sot atdhetar, sot mbron veten, komunitetin, familjen, që të mos bëhet nesër një armik. Të mos bëhet burim infeksioni që e con nga kufiri në kuri, nga dogana në doganë.
Sa më shumë plotësojmë masat, aq më mirë do jetë për të gjithë ne. Në këtë kohë që jetojmë mund të vdesim vetëm nga budallëku, vetëm nga bashkëpunimi me armikun. Jam sot për të mbrojtur jetën e gjithësekujt. Nuk ka luftë, nuk ka luftë pa plagë. Të gjithë kanë më shumë halle sot se cfarë kishin dje, por duhet kujdes, kujdes”, deklaroi Rama.
(d.xh/ Balkanweb)