Bourne nuk ka pasur shenjat e njohura gjerësisht të koronavirusit, si për shembull kolla apo ethet e mëdha, dhe për këtë arsye nuk është testuar nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar.
Por përvoja e saj për të humbur papritmas ndjenjën e saj të nuhatjes, e kombinuar me “nxitime të çuditshme të kokës”, dhimbje koke dhe rraskapitje e shtyu mjekun që ta diagnostikojë me Covid-19, raporton CNN.
Ndërsa ende nuk ka studime të rëndësishme për lidhjen e mundshme mes koronavirusit dhe aromave, mjekët kanë raportuar në mënyrë anekdotale se humbja e aftësisë për të nuhatur mund të jetë ndër simptomat e virusit, por sesa mund të zgjasë, kjo gjë nuk është e qartë. “Ndihem me fat që nuk kam simptoma vërtetë kaq të frikshme”, thotë 33 vjecarja.
Megjithjatë, ajo përshkruan ndjenjën e saj të humbjes së nuhatjes, ose anosmisë, si “një nga gjërat më shqetësuese që kam kaluar ndonjëherë. “Ndihem e pafuqishme dhe e frikësuar”, u shpreh ajo. Përpos frikës së madhe psikologjike, se ju tashmë keni një virus vdekjeprurës, humbja e ndjenjës së aromës iu heq mundësinë që të shijoni sic duhet ushqimin, anosmia po ashtu mund të jetë e rrezikshme.
Bourne tha se kur i dashuri e pyeti se përse po digjeshin saunduicet që kishte vendosur në zgarë, ajo as që e kishte ndjerë aromën e djegies së tyre.
Profesori Steven Munger, Drejtor i Qendrës së Universitetit të Floridës deklaroi se është e vërtetë se simpatomat më të rëndësishme e të dukshme të virusit janë mungesa e frymëmarrjes dhe kolla e thatë, por ai shton se mundet që kjo të shoqërohet edhe me faktin se personi i infektuar me Covid-19, nuk mund të nuhasë. Madje, profesori shton se nuhatja në rastet më të tmerrshme, mund të humbasë përgjithmonë.
Mark Driver, një vreshtar 55-vjeçar nga Londra, po ashtu ka rrëfyer eksperiencën e tij, pasi mori koronavirusin nga një koleg, duke thënë se kishte simptoma edhe të dhumbjes së fytit, si dhe të kollës së thatë, por edhe nuhatja nisi t’i bjerë në atë pikë, sa nuk mund të nuhaste më, e nuk shijonte ushqimet. Ai shton se kjo gjë iu shoqërua edhe me dhimbje të fortë të kokës.
(d.xh/ Balkanweb)