Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha në emisionin “Real Story”, në News24, nëse kërkohet hapja graduale e jetës, duhet patjetër ndryshimi i Kodit Penal për të ndëshkuar atë pakicë të papërgjegjshme që shkel masat.

Manja tha se rasti i Elbasanit apo i Shkodrës treguan se për shkak të sjelljes së papërgjegjshme pati një rritje të kurbës së të infektuarve me koronavirus.

“Nëse kërkohet kjo hapje graduale e masave që ka marrë qeveria në lidhje me COVID-19, patjetër që është domosdoshmëri ndryshimi i Kodit Penal, sepse ligji nuk është I mjaftueshëm për këtë përqeindje të vogël, që kërcënon lirinë dhe jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Rasti i Elbasanit, Shkodër apo ngjarjes që ndodhi në autostradë, janë raste ku për shkak të kësaj sjelljeje të papërgjegjshme, kishte një rritje të kurbës që kanë qenë kontakte të këtyre personave”, tha Manja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb