Biznesmeni Petrit Ago dhe eksperti i ekonomisë Ardian Civici kanë folur për garancinë sovrane në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24.

Sipas Agos, bankat e nivelit të dytë diskriminojnë bizneset me interesat e vendosura nga vetë ato dhe bën apel që qeveria të mos i lejojë të kenë këtë sjellje nga privatit.

Nga ana tjetër Civici nuk sheh zgjidhje tek qeveria pasi e konsideron marrëdhënie private atë bankë- biznes por thotë se garancia sovrane nuk sjell gjë për 60% të bizneseve që deri tani kanë të paktën një kredi.

Sipas ekspertit të ekonomisë një kredi e dytë për këto biznese qoftë pa interes fare do të ishte vrastare.

 

DEBATI NË REAL STORY

PETIRT AGO: Kredinë ju dhe unë e kemi marrë para 15 vitesh. Apo gabohem. Këtu është dhe roli i qeverisë që këto banka i kanë lejuar të na diskriminojnë me një interes të tillë. Të kesh mundësi të shlyesh 8- 10% neto, duhet të bësh një fitim në firmë pasi je i mbaruar. Qeveria nuk duhet t’i lejojë të operojnë me interes të tillë.

ARDIAN CIVICI: Pse hezitojnë një pjesë e bizneseve për të përfituar nga garancia sovrane. 60% e bizneseve operojnë me kredi. Nëse më shumë se gjysma janë në sistemin e kredisë, qoftë dhe kredi pa interes është kredi e dytë, do ishte vrastare për një biznes. Biznesi me bankat janë marrëdhënie private, nuk e di si mund të ndërhyjë shteti. Shteti mund të ndërhyjë indirekt në klimën e biznesit që kur të jetë risku të jetë më i ulët. Shumë nga bizneset tona janë problematike edhe për mënyrën e organizimit, produktivitetin. Kjo është ekonomia shqiptare, këto janë kushtet. Do dalë Shqipëria tani në eurobond do të shihet çfarë ka bërë dhe do të vendoset edhe interesi 3.3, 3.4 % etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb