Julka Gramo ka kujtuar ditën e sotme, kohën kur ishte pjesë e gjimnazit “Sami Frashëri”, i cili ditën e sotme është shembur për tu rindërtuar. Këngëtarja shprehet se në klasë të saj gjithnjë mblidheshin dhe organizonin festa, ku ajo dhe shoku i klasës, Saimir Tahiri, këndonin.
“Kemi një grup chati me komplet klasën e gjimnazit dhe aty erdhën pamjet e para, madje po bënim shaka duke rrethuar dritaret e klasës, e thonim nuk po shembet dot klasa kërkojnë ndihma. Të vjen keq kur sheh pamje të tilla, se janë vite të jetuara shumë bukur ato të gjimnazit dhe këtë e dëshmon fakti që vazhdojmë të jemi ende në komunikim me njëri-tjetrin. Ne kujtime të bukura kemi shumë.
Në 9 shkurt u takuam patëm një mbrëmje të madhe një festë të madhe të gjithë së bashku. Spikat që unë me Saimirin gjithmonë do këndojmë, se në festa apo koncertet e gjimnazit ne kemi pas kënduar ndonjëherë bashkë, ca këngë e karaoke me të gjithë bashkë janë të paevitueshme. Ka të bëjë me breza po klasa jonë ka nxjerrë breza të spikatur. Kemi avokatë, ekonomistë, doktorë, marketingsa, politikanë, në çdo fushë kemi përfaqësues shumë të mirë,”- shkruan Julka.