Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se do të bëhet një Reformë në Arsim duke zëvendësuar klasat kolektive me klasa kombëtare online dhe në televizion.
Rama tha se 98% e nxënësve ndjekin mësimin qoftë dhe nëpërmjet telefonit dhe kjo i hap rrugë revolucionit për të vendosur Radio Televizionin Publik Shqiptar për ta vendosur në dispozicion të nxënësve me mësimdhënie nga mësuesit më të mirë.
Po ashtu kryeministri tha se kjo mundësi ka ardhur pikërisht nga kjo krizë që ka hapur edhe mundësi pavarësisht anëve negative.
” 98% e nxënësve po ndjekin mësimin online. Vetëm një pjesë e zonave ku nuk mendonim që fëmijët kanë ndjekur mësimin nëpërmjet telefonave. Me online do bëjmë revolucion duke i dhënë fund klasave kolektive, duke bërë klasa kombëtare. Televizionin për një mësim kombëtar . Kjo krizë ka hapur mundësi për t’i parë ndryshe. ”- tha Rama.
(BalkanWeb)