Teori, teza e qindra hipoteza kemi dëgjuar e dëgjojmë dita ditës në lidhje me situatën e krijuar ndaj COVID 19 apo Corona Virus. Teori nga me shkencoret, populloret e deri tek më konspirativet. Të gjithë janë angazhuar duke menduar sadopak teksa përpiqen të kuptojnë çfarë po ndodh në të vërtetë. Të gjithë mundohen të japin interpretimin e tyre llogjik apo konfuzional. Them interpretimin, pasi në mendimin tim gjithçka është interpretim që lind nga mënyra e të perceptuarit të botës, ngjarjeve fenomeneve e çdo detaji sipas botëkuptimit të gjithsecilit mbështetur dhe në njohuritë që posedon çdo indivit në veçanti! Prandaj larmishmeria e ben dhe me të bukur botën po aq sa dhe sfiduese zgjidhjen e një enigme. Po e quaj kështu, enigme edhe COVID 19. Le të provojmë ti japim një zgjidhje, por më parë të mos harrojmë elementët kryesorë që citohen në cdo kohë: Mjeksia, Pacienti 0, Formulat, Teknologjia dhe Vaksina, së bashku me numrat, aritmetika. Edhe ne jemi numra! Mos harroni! Për të zgjidhur këtë enigme ndoshta duhet të fillojmë të zgjidhim ekuacionin COVID 19 quajtur ndryshe Corona Virus. Të mos harrojmë dhe thënien: -Gjerat ndonjëherë fshihen në vendin më të dukshëm!

Në vetvete duket se kemi të bejmë me një kod i cili do deshifruar. Prandaj le ta provojmë njëherë kështu:

Le ta lexojmë për pak si një numër romak.
Sipas tabelave numerike çdo shkronjë përfaqëson një numër specifik, mbart një vlerë. Për këtë mund të thërrisni në kujtesë mësimet bazike të marra që në formimin elementar 8/9-vjeçar. Nëse çdo numri do ti merrnim vlerën do të kemi:
C = 100 / 0 = ? / V = 5 / I = 1 / D = 500
Atëherë:
100+ 0+ 5+ 1+ 500 = 616

Në këtë mënyrë, sepse O është e vetmja gërmë që mund të lexohet edhe si zero falë efektit viziv ose kaligrafik. Në këtë rast e kemi lexuar si zero. Është vlerë gjithashtu.

Dhe totali rezulton: COVID = 616 i cili ndryshe simbolizon “The beast Number” – “Numrin e Bishës” sipas Librit të Zbulesës. Pra, përfaqëson djallin sipas dorëshkrimit grek të biblës të shek. V
“Codex Ephraemi Rescriptus” tashmë një palimpsest i cili gjendet në Francë pasi dikur u ble nga familja Mediçi, ende objekt studimi. Edhe pse në besimin popullor numri 666 përfaqëson djallin, shumë shkencëtarë besojnë se numri 616 është numri origjinal që përcaktonte djallin, dhe se numri 666 u krijua më tej pikërisht sepse numri grek për Jezusin ishte 888.

Përpos kësaj duke konsideruar idenë dhe faktet që historia ndër shekuj ripërsërit vetveten në kohë të ndryshme por që ndryshojnë vetëm njerëzit dhe instrumentet, gjithsecili mund të hulumtojë falë aksesit të lirë rreth ngjarjeve të vitit 616 në histori. Dhe kështu do të mund të lidhte sadopak të shkuarën me të tashmen që të mund ti pëkthejë në kohë.

Pra kemi COVID = 616 dhe një “pacient zero” i cili ishte shkaktar i përhapjes së kësaj pandemie.
Nëse shkojmë më tej dhe mbledhim:
6+1+6 = 13
Përftojmë këtë numër i cili nga shumëkush konsiderohet si numër fatkeq, ose fatsjellës për disa të tjerë, në varësi edhe të bindjeve, besimit apo eksperiencave personale.
Ndërsa sipas interpretimeve biblike numri 13 simbolizon Darkën e Fundit me 12 Dishepujt, ku Juda do të ishte i 13-ti, ai që do të tradhëtonte Jezusin.

Pra nëse do ta mndonim pak ndryshe, kjo “pandemi” e krijuar në laboratorët mjekësorë nëse i referohemi konceptit të Judës, atëherë ka Judën e saj: Pacienti Zero. Një pikë starti ose horizonti, nga ku fillon gjithçka për zhvillim dhe matje.

E nëse do të ecnim më tëj në thjeshtëzimin e numrit 13-të do të kemi:
1+ 3= 4
Përftojmë katrën, numër i cili simbolizon Forcën dhe katër elementët, Ajri, Uji, Toka dhe Zjarri.

Natyrish nuk kemi harruar vlerën e shtuar pas kodit COVID, 19-tën. Të cilën nëse do ta thjeshtëzonim për të përftuar një numër të vetëm do të kemi:

1+ 9 = 1
Numri unik i cili simbolizon lidhjen vertikale dhe Zotin. Jo më kot emri i Zotit në shumë kultura fillon me gërmën e cila ka vlerën Një. Ai është një dhe i vetëm. Ose njihet dhe si numri i vetëmjaftueshmërisë apo vetëvendosjes e kështuradhazi.

Dhe nëse numrin e përftuar nga kodi COVID dhe 19, e gjithë kjo përkthyer në formulë si COVID 19 atëhërë ekuacioni do të na japë:

1)
100 + 0+ 5 +1+ 500 = 616
6 +1 +6 = 13
1 + 3 = 4

2)
19 = 1+9 = 10 = 1+0 = 1

Përfundimi: 4 +1 = 5

Pesa njihet ndryshe dhe si numër i sekreteve në praktikat e vëllazerive sekrete që në lashtësi. Një detaj i rendësishëm që përfaqësohej dhe nga trëndafili me pesë petale.

Hë për hë kaq për përkthimin e kësaj formule referuar tabelës numerike Romake.

Por cfarë ndodh nëse për trankriptimin e këtij kodi marr “Hua” vlerën e Gërmës O nga tabela numerike Hebreje? Sepse O-ja thamë është e vetmja gërmë që le vend për interpretim falë dhe efektit viziv apo kaligrafik. Duke qënë gjithashtu se ne japim e marrim gjatë gjithë kohës edhe me kultura të tjera kur është nevoja. Sikudër dhe Krishtërimi do të kishte simotrat apo sivellezërit e tij kudo nëpër botë, duke konsideruar dhe rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve. Kjo meqënëse po i referohemi dhe teksteve biblike që në përiudhat më të hershme e në vazhdim.

Le ta provojmë kështu atëherë:
Në tabelën numerike të gjuhës Hebreje Germa O ka vlerën 60.
Prandaj nëse përdorim këtë formulë:
CoVID 19 do të kemi:

100 + “60” + 5 + 1+ 500= 666

Pra përfrojmë atë që në kulturën bashkëkohore mbarëbotërore e quajme si Numrin e Djallit. Prandaj nuk është aspak e vështirë të përftosh numrat e famshëm më pak përqëndrim dhe fantazi. Duke konsideruar që gjithcka mund të ndodhe falë dhe bashkëpunimeve të fshehta që shkojnë përkundër njerëzimit nga ata që komandojnë dhe mësymin masat. Teori për të cilat po flitet çdo ditë.

Dhe nëse aplikojmë të njejtën metodë thjeshtëzimi të ekuacionit atëherë do të kemi:

1) CoVID
6+ 6+ 6= 18 = 1+ 8 = 9

2) 19
19 = 1+9 = 10= 1+ 0= 1

Përfundimi: 9 + 1 = 10 = 1+ 0 = 1

Pra në total përftojmë Njëshin.
Ndoshta në këtë rast Juda i vertëtë vjen nga ky brendashkrim i Judaizmit me Romaken?

Dhe si përfundim në të dyja rastet e konsideruara totali i kodit COVID mbetet ose Numri i Bishës, ose Numri i Djallit. Që në thelb përfaqësojnë të njetën gjë. Ligesinë. Të keqen dhe rrezikun nga tundimi apo dominimi i tij. Varet sa forcë i japim ne njerëzit. Duke e luftuar apo duke e lënë te veproje.

Kështu që nëse në të dyja rastet e ekuacioneve konsiderojmë vetëm numrin final të përftuar totali do të ishte 5G.
Sa për efekt viziv po huajzoj G nga logot e shumënjohura të vëllazërive ose referuar çdo fjale që fillon me G në gjuhën zyrtare ndërkombëtare që është anglishtja. Duke filluar që nga fjala God – Zot deri tek Generation – Gjenerata. Kjo referuar dhe teorive që qarkullojnë mbi manipulimin nëpërmjet teknologjisë 5G, atëherë mund të jetë kjo ajo që mund të imagjinoj si më të përafërt. Meqënëse në zhvillime qoftë historike, shkencore, teknologjike deri tek ato politike, inovacionet apo dhe rendet numurohen me gjenerata, si përshembull Gjenerata e 5-të në Kinë referuar sistemit komunist në 2012. Apo Gjenerata e 5-të në teknologji e kështu me radhë, pasi informacionet janë të pafundme dhe nuk mund ti përmbledhim në një shkrim të vetëm. Por po të hyni të hulumtoni për kuriozitet qoftë edhe në internet me këto fjalë kyçe “Fifth Generation” diçka do të gjeni për çdo fushë, aq sa do filloni të përhumbeni. Ndaj merreni me qetësi. Kjo do të ishte dhe një mënyrë e mirë për ta vënë ju teknologjinë apo internetin në funksionin tuaj, jo t’ju vendosë ajo ju në funsion të saj. Kjo është një diferencë dhe detaj shumë i rendësishme në terma kohorë.

Por le të të rikthehemi sërisht aty ku e lamë. Pra morëm totalin 5G ose 1-God po them unë në këtë rast.

Pesa për mua përpos kuptimit të përgjithshëm që i kanë dhënë ka një vlerë madhore. Pasi mër mua Elementi i Pestë është Vala jo koha, sepse në mendimin tim koha është elementi i tetë. Po gjashta dhe shtata do të thonit ju? Epo të gjitha nuk mund të thuhen kudo dhe kujtdo. Por vetëm për veshët e arsyes siç thonë ata.
Mund të them vetëm kaq, që shtatën mendoj se mund ta gjetur pas një sistemi vlerash që lidhet vetëm me metodologjinë time, me stilin tim personal të vështrimit të botës dhe kuptimit të saj. Por që ndoshta lidhet fort edhe me gjenezen time dhe ato aftësi krijuese që disponoj nga natyra. Ndoshta nuk mund ti shpalos të gjitha në një artikull të vetëm por njëkohësisht bëj me dije që nuk është ky qëllimi. I vetmi qëllim është të ngacmoj sadopak fantazinë e gjithkujt që ti zgjohet interesi për ta parë tërësinë e ngjarjeve nga një këndvështrim tjeter. Dhe e di shumë mirë që shumica është përpjekur edhe ndërkohë që flasim këtu. Disponojnë dhe informacion. Gjithashtu edhe ekpertët e fushave respektive na kanë impresionuar çdo ditë me analizat e tyre. Pasi asgjë nuk është rastësi në thelb. Edhe ne jemi produkt i atij reaksioni zinxhir apo aksiomës shkak pasojë, në bashkëveprim me tërësinë e ekzistencës. Ose në reaksion të vazhdueshëm me njëri- tjetrin. Ndoshta gjashta na bashkon sipas disa teorivè.

Prandaj po qëndroj e rikthehem tek elementi i pestë, siç thashë më sipër: – Vala. Është elementi më i rëndësishëm që është përdorur që në gjenëzë, ne jëmi gjithçka ka natyra, por jemi dhe frekuencë, jemi dhe valë. Nëpërmjet tyre kemi komunikuar dhe kur nuk kishim fjalën si sot. Kemi vepruar dhe kemi marë e tejcuar informacione. Mos harroni më të rëndësishmen valën e zërit, edhe kur belbëzojmë, sepse jemi edhe energji, edhe frekuencë, edhe numër. Dhe kur vala e tingullit perceptohet do të thotë që kjo energji ka lëvizur, në tokë, ujë, zjarr e ajër apo një lënde solide duke shkaktuar vibrimim i cili tejkalon burimin nga lindi. Ne në ditët e sotme ne kemi arritur ta vemë në funksion më së miri këtë element aq sa përtej telepatisë apo vibrimeve të tjera kemi arritur ta materializojmë për të kontrolluar njëri-tjetrin deri tek ata që kontrollojnë masat, monitorojnë njëriun deri në manipulim. Ndoshta kemi arritur në një moment abuzimi aq sa sot rrezikojmë që të na riprogramojnë ndryshe dhe të jemi të survejuar deri dhe në intimitet. Aq sa shumkush spo e përballon dot këtë ndryshim. Gjithçka shohim rrotull e vërtëton këtë. Ndoshta ky është çasti i duhur për ata që u dhamë dorë të lirë të bëjnë realitet fantazinë e tyre duke na joshur me arritjet e tyre aq sa tashmë spo gjejmë shpëtim dhe rrezikojmë ti japim statusin e një Zoti të vertëtë duke sfiduar atë që vërtetë na ka krijuar. Ndoshta ky është momenti në këtë lojë me nivele të cilën e luajtëm të gjithë dhe lëvizja e radhës s’mbetet gjë tjetër veçse injeksioni, dhe aty kryhet gjithcka. Sa vlen tia japim pushtetin Valës dhe të na përdorë ajo ne dhe jo ne atë?

A mos është kjo vallë ajo çka presim të vijë? Një “Zot” teknologjik të cilin e krijuam ne, njerëzit dhe po e lejojmë të bëhet dita ditës më ekzistent sepse zgjodhëm vetëm shkencën duke harruar veten, edhe kur mendonim se ishim duke bërë këtë gjë?

Asnjë qenie nuk ka limite nga natyra por jemi ne vetë ata që e limitozojmë veten, njëri-tjetrin apo çdo mundësi. Kur jemi në gjendje ta bëjmë këtë, a nuk jemi në gjendje ti vemë limite dhe atyre atje lart që nuk njohin të tilla falë ambiciesh për pushtet, arrogancës ndaj njerëzimit dhe delirit të madhështisë për të treguar fuqinë e tyre?!

Prandaj le të mendojmë një çast!
A jemi realisht në luftë me një virus të rëndomtë COVID 19 apo me Djallin vetë?
Sepse siç do të thonin disa, pa krim nuk ka krijim. Dhe pa sakrificë nuk ka përparim!
Përse duhet ti lejojmë të na marrin të drejtën hyjnore për të jëtuar në harmoni me rregullin universal të natyrës siç edhe u krijuam, dhe jo me kaosin laboratorik të kavjeve të cilat gjithashtu nuk janë të respektuara?!

Epo unë i them jo atyre së bashku me vaksinën, sepse nuk e shoh veten një kavje në duart e tyre. E dua jeten që ma ka dhënë tjetërkush dhe jo ata që janë krijues të vegjël laboratoresh, por që i venë çmim të madh çdo krijimi të tyre, sepse kanë harruar vleren e çdo gjeje, madje dhe vetë jetës!

Mos harro:
CoOVID 19 apo luftë me 616 apo 666?
Dreq/ërit!
Vijon…

Me respekt, 5L-ja!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: