TIRANË
Analisti Eduard Zaloshnja mendon se tani në fazën e hapjes do të duket aftësia e qeverisë për të menaxhuar situatën. i ftuar në “Real Story” në News24, Zaloshnja tha se duhet të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës për personat që shërbejnë si punonjësit në dyqane pasi mund të infektojnë të tjerët.
“Në fazën e parë ishte më e lehtë të vije komitetin e emergjencës përballë e të thotë ky është mendimi i specialistëve. Zgjidhja ishte me detyrim përcaktim. Ishte thjesht çështje e zbatimit të karantinës me rigorozitet. Javët e para karantina ishte rigoroze. Tani është momenti kur do dallohet se sa e aftë do jetë qeveria të menaxhojë situatën. Kur i ke 90% të popullsisë në shtëpi është më e lehtë të menaxhosh. Kur rrugët janë plot, dola sot ishte krejt normale vetëm kafenetë mungonin. Kushdo që mund të jetë bartës i virusit mund të infektojë të tjerët. Ky është momenti kur qeveria e ka shumë të vështirë të menaxhojë situatën, ky është testimit. Është përgjegjësi e qeverisë që njerëzit të kenë të hanë. Ti mund t’i mbash dhe 6 muaj në karantinë dhe ke 11 raste në reanimacion por nuk mund t’i mbash pa punë. Ky është momenti kur do duket se sa e aftë do jetë qeveria të menaxhojë. Veshja e maskës së detyruar në radhë të parë mbron tjetrin. Këtë nuk mund ta lësh në ndërgjegjen e çdo njeriu. Unë po iu afrova dikujt menjëherë vë maskën. Por a janë të gjithë të ndërgjegjshëm?
Është e domosdoshme që njerëzit në dyqane, punonjësit të kenë maskë. Është e palejueshme që të jenë pa maskë. Janë gjithë ditën aty. Mund ta kenë marrë virusin nga një nga klientët dhe ia japin të tjerëve. Duhet të jetë absolutisht e detyrueshme, çdokush që shet apo shërben duhet me maskë”, tha Zaloshnja.