Zv.kryeministri Erion Braçe ka njoftuar sot atë që paralajmëroi dje se bujqit e Divjaës tashmë janë unifikuar në çmim dhe produkt dhe e shesin qepën dhe pataten me 40 lekë/kg.
Braçe i bën thirrje qytetarëve të blejnë qepët dhe patatet drejtpërdrejt duke shkuar në Divjakë dhe jo të marrin nga dorë e dytë apo të tretë pasi tregtarët marrin mall pa lekë duke u pasuruar në kurriz të bujqve.
Nga një inspektim ditën e djeshme në tregjet e Tiranës Braçe pa se teksa në Divjakë çmimi i qepës dhe patates ulet, në kryeqyteti rritet.
STATUSI NGA ERION BRAÇE
KETO JANE CMIMET E
QEPES E PATATES;
PREJ MENGJESIT TE SOTEM,
BUJQIT E DIVJAKES KANE VENDOSUR:
CMIMI I QEPES SE THATE: 40 LEKE/KG
CMIMI I PATATES SE RE: 40 LEKE/KG
Boll tregtaret morren mall pa leke ne #Divjake duke u pasuruar ne kurriz te bujqve.
Blini direkt ne #Divjake!
Mos blini ne dore te dyte e te trete!
Ejani ne #Divjake e merrni mallin drejtperdrejte me keto cmime!
(BalkanWeb)