Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Vlorës kanë dalë mëngjesin e kësaj të marte në një protestë paqësore për të kërkuar pagën e luftës. Bëhet fjalë për një fabrikë këpucësh e cila momentalisht ka afro 300 punonjës, teksa asnjë prej tyre nuk e kanë përfituar pagën e luftës. Janë drejtuar në dyert e institucioneve vendore siç shprehen edhe vetë punonjësit dhe i kanë thënë se e përfitojnë pagën e luftës por ekonomisti firmës, administratorët përkatës nuk e kanë bërë ende aplikimin për pagën e luftës. Sipas punonjësve gjatë ditëve të muajt kanë punuar me orar tepër të reduktuar dhe rroga që kanë marr nuk i del për të përballuar vështirësitë e kësaj periudhe.
Njëkohësisht me mospërfitimin e pagës së luftës punonjësit denoncojnë edhe kushtet në të cilat çdo ditë i duhet të punojnë. Ata shprehen se shumicën e kohës punojnë pa maska dhe pa doreza, teksa kur vijnë informacionet që në fasoneri ka kontrolle atëherë përgjegjësit e firmës i bëjnë thirrje të vendosin maskat të vendosin dhe dorezat, teksa shpesh herë nga ta si maska përdoren letra hundesh të improvizuara si maska.