Me finalizimin e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një hap të suksesshëm, pasi Shqipëria sipas tij ka potenciale në sektorin e energjetikës. Kreu i qeverisë theksoi se siguria energjetike dhe diversifikimi i burimeve të energjisë janë një prioritet kombëtar, që sot fuqizohet me hapjen e faqes së re të energjisë diellore.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se kompania fituese që do të ndërmarrë këtë projekt ka një eksperiencë, duke i hapur rrugë kështu një investimi të konsiderueshëm për ekonominë e vendit dhe të ardhmen e tij.
“Më vjen mirë që jemi në gjendje që të hapim një faqe të re të sistemit tonë energjetik, duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari për nga natyra, të energjisë diellore. Një investim i huaj, mbi 100 milion euro. Do bëhet nga një kompani prestigjioze dhe do të bëhet nga një model si është Franca. E dimë shumë mirë që jetojmë në një kohë ku gjithmonë e më shumë kërkohet diversikimi i energjisë. Një nivele i tillë konsumi, me burimet ekzistuese, deri në 2050, pritet që të trefishojë nevojën për energji, bota ku jetojmë. Duke qenë në një vend të bekuar nga kjo anë, me 95 % të energjisë të rinovueshme, flasë rezervave hidrike, ne jemi të vetëdijshëm, që komponenti tjetër i munguar, pra dielli në prodhimin e energjisë, është një potencial i jashtëzakonshëm. Ne kemi 300 ditë diell në shumicën e territorit. Ky impiant, ku do të ndërtohet, përfshi dhe luginën e Karavastasë, kjo shkon ë 260 orë. Mund të gjenerojë çerek milioni euro, duke u shfrytëzuar në vit. Ky park, e tha ministrja, është sot më i madhi në rajon. Por nga ana tjetër, dua të shtojë se është fillimi i një procesi ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Është ogur fantastik që nisin me një aktor që pa asnjë hije dyshimi, gëzon një prestigj dhe aftësi botërisht të njohur, duke i dhënë kështu kësaj pjesë të sistemit një besueshmëri të lartë. 30 kompani të mëdha u paraqitën duke kërkuar dokumentet. Kjo është një tjetër shenjë që sa shumë potencial dhe aftësi tërheqëse kemi në këtë sektor. Edhe pse patëm vështirësi si gjithmonë, vështirësi që dalin në procese. Pasi zhvilluam një tentativë të parë, e cila nuk u finalizua deri në fund, e megjithatë them se ja ka vlejtur gjithë ky proces edhe falë faktit që ministrja me shumë sukses arriti të përfshirë Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim si shoqëruese në proces, por dhe syrin e saj vëzhgues mbi të gjitha kriteret e garës. Askush nuk mund të ankohet për asnjë element. Vulën e vë ky rezultat. Mund të jemi në kantiere në vjeshtë, s’po vëmë mure të caktuara.”, tha Rama.
(BalkanWeb)