I biri i rojës së shkollës në Babrru, Abas Dokut që abuzoi seksualisht me një 15-vjecare, nxënëse në shkollën ku ai kishte qënë roje, flet për ngjarjen.

Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ai e dënon aktin e rëndë të të atit dhe thotë se është konfrontuar fizikisht me të atin. Djali shton po ashtu se i ka kërkuar ai drejtorit të shkollës ta pushonte nga puna.

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë cështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”,- thotë ai.

Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësine e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transfetimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambjental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjecarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendres ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb