Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në pikën kufitare të Morinës, ku autoritetet kosovare nuk lejojnë futjen në territorin e tyre makina nga Shqipëria, nëse qytetarët nuk kanë bërë testin e COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ironitë për palën kosovare. Mes të tjerash ai sugjeron që për këto çështje të hapjes së kufijve, duhet pasur durim.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM! Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: