Një automjet është gjetur i djegur në Prezë të Vogël, ndërsa mendohet se i përket autorëve të atentatit të 40-vjeçarit që u vra mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit.
Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat. Hekuran Billa, 40-vjeçari, ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë.
Billa ishte dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet pranë vendit ku u gjet makina e djegur.
(BalkanWeb)