Pas vrasjes së mbrëmshme të 40-vjeçarit Hekuran Billa te Komuna e Parist, në Prezë të Vogël u gjet e djegur një makinë “Benz” me të cilën dyshohet se lëvizën atentatorët, e brenda saj arma e përdorur në krim, një MP5 automatike.

Ndërsa sot, gazetarja Dorjana Bezat ka mundur të sigurojë një video të vendit ku autorët i vunë flakën “Benzit” të përdorur në atentat, një makinë që rezulton të jetë e vjedhur bashkë me targat.

Makinës i është vënë flaka buzë lumit Erzen në Pezë të Vogël, ndërsa në vendngjarje duken ende shenjat e djegies.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb