Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur sot për situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë nga COVID-19.
Ditët e fundit ka patur një shtim rekord të rasteve të prekura nga koronavirusi dhe kjo ka disa faktorë, tha ministrja Manastirliu në “Opinion”.
Ajo tha se shtimi i rasteve të reja nuk vjen si pasojë e shtimit të testimeve por është pasojë e hapjes dhe mos respektimit të protokolleve të sigurisë.
“Është një situatë që reflekton rihapjen vjen me numra të shtuara. Ka patur një shtim të rasteve krahasuar me një javë më parë. Ka disa fajtorë që lidhen me mos respektimin e protokolleve. Testet janë një rrjedhojë dhe arsye për të bërë në momentin që janë një hetim epidemiologjik. Karantina na dha një panoramë të qartë të situatës. Tani ndiqet e njëjta strategji duke ndjekur dhe izoluar më shumë. Përgjatë dy javëve kemi patur grumbullime, festa në familje, ceremoni mortore, kemi vatra familjare, në institucione. Ne e kemi thënë që në fillim se është një realitet i ri. Hapja kërkon zbatimin e protokolleve rigoroze, duhen mbajtur maskat aty kur nuk ruhet dot distancimi fizik. Përgjegjësia kryesore e jona është sigurimi që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur. Ne do të jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojnë protokollet.”- tha Manstirliu. /Opinion.al