TIRANE

Çarçafët e bardhë pas natës së parë të martesës kanë shërbyer si certifikatë nderi. Ky ritual ka vënë në peshore vlerat morale duke ndrydhur lirinë e femrës e duke i dhënë pushtet meshkujve. Mbi temën e virgjërisë e shpresën e rikthimit të saj përmes ndërhyrjeve kirurgjikale, etnografja Afërdita Onuzi ka sjellë detaje nga vëzhgimet në terren të traditës e mentalitit shqiptar e më gjerë.

Në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” në “News24” me autore psikologen Ervisa Lula, ajo sqaron qëndrimin e shoqërisë ndaj një femre e cila ka patur një akt seksual para se të martohej. Onuzi përmes fakteve të mbledhura thotë se virgjëria është parë si çështje pronësie dhe është kërkuar më tepër për të qenë “në rregull” me opinionin.

Etnografja kujton se si gratë i kanë treguar se si e maskonin mungesën e himenit me llogaritje të ditëve të menstruacioneve apo të tjera metodave. Kërkimet e saj dëshmojnë për një mentalitet që është tentuar gjithmonë të kapërcehet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: