Rrëqebulli ballkanik është futur në listën e kuqe të specieve të rrezikuara. Po kështu duhen marrë masa urgjente për shtimin e tyre, bën të ditur Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

“Gjatë 10 viteve të kaluara, përmes Programit për Shpëtimin e Rrëqebullëve, kemi mbledhur të dhëna për gjendjen e këtyre specieve në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe kemi kuptuar se janë vërtet të rrezikuara”, bëjnë të ditur autoritetet përkatëse në Maqedoni.
Qëllimi i Programit për shpëtimin e rrëqebullëve ballkanikë është sigurimi i mbijetesës së tyre përmes zonave të mbrojtura, dhe menaxhimit më të mirë të këtyre zonave përgjatë kufijve Shqipëri-Maqedoni, Shqipëri-Mal i Zi por edhe në brenda në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Programi në fjalë vlen edhe si nxitje për shpalljen e parqeve të reja kombëtare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: