ARGJENTINE
Kanë kaluar tre vjet që nga dasma përrallore e futbollistit të njohur argjentinas, Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo. Më 30 qershor 2017 çifti i njohur që njihen që kur ishin fëmijë, betuan për dashuri të përjetshme.
Messi u martua me shoqen më të ngushtë të fëmijërisë në një ceremoni në Rosario, Argjentinë, vendlindja e tyre. Ka qenë Antonella, e cila ditën e sotme ka postuar një video nga dasma, në të cilën çifti shkëmben unazat dhe duket mjaft të lumtur në krahët e njeri tjetrit.
“Unë do të të dua dhe ti do të më duash,
Të dua dhe kjo është e vërteta ime e vetme,
Është dashuria jonë e madhe,
Që kurrë nuk do të vdesë.
“Gëzuar përvjetorin e tretë dashuria ime. Të dua”-shkruan Antonella në Instagram.
Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo kanë edhe tre fëmijë, Thiago, Mateo dhe Ciro. Në dasmën me 250 të ftuar nuk munguan emrat më të mëdhenj të futbollit, si: Neymar, Pique bashke me Shakira-n, Luis Suarez, ndër të tjerë.
Më shumë se 150 gazetarë u lejuan të mbulonin atë që u konsiderua “dasma e vitit”, madje: “dasma e shekullit” në Argjentinë, ndonëse nuk u lejuan në ceremoni dhe në festën pas saj.
Ndërkaq, me qindra njerëz u mblodhën jashtë hotelit luksoz ku u mbajt dasma, me shpresën se mund të shikonin nga afër dhëndrin dhe nusen.