TIRANE– Që prej 5 ditësh ura e Komunës Zall-Bastar në Tiranë është shembur, ndërsa vihet në rrezik jeta e banorëve. Shirat e rrëmbyeshëm e këtyre ditëve të fundit kanë bërë që një pjesë e urës të shembet, duke bllokuar kështu lëvizjet e automjeteve në fshatrat e kësaj komune.
Kanë qenë vetë banorët që kanë denoncuar rastin në Balkanweb, ndërsa shprehen se jeta e tyre vihet në rrezik sa herë që kalojnë mbi urë. Sipas tyre, deri më tani nuk ka shkuar për inspektim askush nga autoritetet vendore.
(ed.me/BalkanWeb)