TIRANË

Zbardhet shkaku i vdekjes se Zhaneta e Anisa Josifit, nënë e bijë të cilat u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Kombinat.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor bëri me dije se shkaku i vdekjes është mosushqyerja ose agjërimi i gjatë.

Nëna me dy vajzat kanë qëndruar pa ngrënë dhe pa pirë deri sa ajo me njërën prej tyre, Anisën kanë ndërruar jetë. E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër Blerta, e cila ndodhet në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb