Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në  rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për faktin se Zani Caushi ka kërkuar lirimin me kusht, tha se ky personazh ka pasur nën kontroll Vlorën, duke shtuar se ka bërë  masakra e mund të  ketë  hasmëri.

“Banda e Zani Caushit është  ndër më  të  rrezikshmet në  vend. Kjo bandë  mund t’i kthehet sërish banditizmit. Duhet të kemi parasysh se këta persona kanë pasur probleme me shumë njerëz. Kujtojmë se Zani Caushi ka bërë masakër dhe mund të kemi rrezik që të kthehet trazirë sërish Vlora. Zani Caushi ka kryer shumë vrasje dhe ka urdhëruar krime. Gjykatat po bëjnë lirime të personave që janë  dënuar me burg përjetë ”, tha Lala.

Më tej, gazetarja Lala tha se drejtësia duhet të ketë kujdes, pasi ekziston rreziku që Zani Caushi t’i kthehet aktivitetit kriminal.

“Gjykatat duhet të  jenë të kujdesshme. Zani Caushi ka thënë  përpara togave të zeza se ka pasur sjellje të mire, ka premtuar se nëse del në liri do të punësohet e nuk do merret me aktivitet kriminal. Zani Caushi ka pasur aq influencë në Vlorë sa autoritetet shqiptare i kanë  kërkuar që ta mbroje jetën e Romando Prodit. Imagjinoni cfarë  pushteti kishte ai. A ka njerëz akoma Zani Caushi në  Vlorë ? Është personazh që  duhet parë  me kujdes. Nuk ka asnjë  garanci që  ky personazh nuk i kthehet më  aktivitetit kriminal. Seanca e pare për shyrtim të kërkesës për liri me kusht mbahet më  17 korrik, ndërsa nëse nuk merret vendimi në  këtë  datë, seanca do të  mbahet në  shtator. Duhet hetim pro aktiv për cdo rast që  kërkohet liria me kusht”, deklaroi Lala.

Më  tej, ajo shpjegoi se këta kohë  janë  një  sërë  personazhesh që  mund të  lirohen me kusht nga gjyktatat, gjë e cila mund të  jetë problematike për shoqërinë .

“Janë  një  sërë  bandash në  Vlorë , edhe ajo e Gaxhait. Të  kujtojmë  se Zani Caushi ka tentuar arratisjen. Në  atë  kohë  u zbulua tentativa për arratisje. U zbulua tuneli, si në  skenar filmash. I bëj thirrje drejtësisë  që  të  kenë  kujdes me vendimet, pasi po i hapin plagë  të  vjetra shoqërisë  shqiptare”, përmbylli gazetarja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb