Dy mjeshtra të rinj në fushën e prodhimit të brumit dhe pastiçerisë i janë shtuar listës së artë të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Kreu i saj, Luan Bregasi, ishte në qytetin e Vlorës, ku nderoi me vlerësimin “Mjeshtër” dy pastiçierët Mariglen Rushiti dhe Olsi Shero.
Mjeshtrat e furrave “Karabash” dhe “Arjoli”, ikonë e prodhimit të bukës dhe pastiçerisë në qytetin bregdetar, kanë kaluar në disa filtra deri në finalizimin e këtij vlerësimi me rëndësi.
Misioni i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, e cila e nisi aktivitetin e saj para një viti e gjysmë, sipas presidetit të saj, Luan Bregasi, mbetet stimulimi i profesionëve të zejtarisë.
Sipas Bregasit, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, e ndërtuar sipas modelit gjerman, synon që të zbulojë dhe çertifikojë mjeshtrat në të gjithë vendin.
Gjatë shpërndarjes së çertifikatave, presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, si dhe kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës dhe Pastiçerisë.