Tre raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Berat. Të infektuara rezultojnë të jenë 2 infermiere, duke vënë sërish në alarm Spitalin Rajonal të qytetit.

Njëra prej infermiereve të infektuara punonte në Maternitetin e Beratit dhe kjo ka bërë që Inspektoriati i Higjenës të dezinfektojë dhe të mbyllë godinën e shërbimit gjinekologjik që ndodhet brenda territorit të Spitalit Rajonal.

Covid-19 është rikthyer sërish në Qendrat Shëndetësore brenda në qytetin e Beratit,ku një infermiere 42-vjeçe ka rezultuar “pozitive”, gjë që ka sjellë edhe mbylljen e kësaj qendre.

Dy infermieret e infektuara kishin shfaqur prej disa ditësh shenja të sëmundjes si: temperaturë dhe këputje trupore por pamvarësisht shenjave të infektimit ato kanë vijuar punën deri në kryerjen e tamponit. Mjekët epidemiologë në Berat janë duke kryer hetimin epidemiologjik të rasteve të kontaktit të dy infermiereve të infektuara me Sars Covid-19,të cilët do ti nënshtrohen tamponit për ekzaminim.

Rasti i tretë i konfirmuar “pozitiv” është një kasap, që ka shërbyer si i tillë në një nga lagjet e qytetit deri në momentin kur ka rezultuar i prekur me Covid-19. Ky fakt ka shqetësuar mjaft banorët e Beratit,të cilët duke mos ditur vendndodhjen e dyqanit të mishit ku shërbente kapasi,janë në panik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb