Mjeku urolog, Artan Koni, hodhi dyshime të forta mbi numrin e vdekjeve nga koronavirusi në vendin tonë.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, mjeku Koni tha se nuk e kemi ende të qartë sa njerëz kanë vdekur nga Covid-19, pasi sipas tij, pasi mbaroi karantina doli një ndihmë nga BE, ku për çdo vdekje nga koronavirusi do të jepte 18 mijë euro.
Lidhur me këtë, mjeku tha se çuditërisht pas kësaj ndihme nga BE, pati shtim të rasteve të vdekjeve në vend.
“Pjesa lindore e Europës kishte një tendencë për të mbajtur numrin e viktimave, mos e raportuar se normali. Nuk jam i sigurt por kishte zëra vdiq apo jo nga COVID-19, jo kishte sëmundje të tjera. Sa i përket numrit të viktimave nuk kemi qenë të sigurtë nëse ka vdekur nga COVID-19 apo të tjera. Pasi mbaroi karantina, doli një ndihmë europiane për këto vende që për çdo vdekje nga Covid BE do financojë qeveritë, bashkë me atë shqiptare, me 18 mijë euro për çdo vdekje nga covid. Pra ishte për të ndihmuar qeveritë. Çuditërisht pas këtyre lajmeve kemi shtim të rasteve si vdekje. Ai shënimi që ishte i vështirë për vdekje nga COVID-19 tashmë bëhet më i lehtë. Duhet të kemi parasysh edhe këto detajet e vogla”, deklaroi mjeku Koni.
(BalkanWeb)