Nga Aurenc Bebja, Francë – 10 Gusht 2020
“Bulletin quotidien de presse étrangère” ka botuar, të martën e 5 nëntorit 1935, në ballinë, një shkrim në lidhje me editorialin e Federatës Panshqiptare Vatra.
Pasqyra e shtypit, Shqipëri
Situata në Shqipëri
Tiranë, 4 nëntor.
Zyra e Shtypit shqiptar raporton : gazeta Vatra (e ka fjalën për gazetën Dielli të Federatës Panshqiptare Vatra), në editorialin e saj, hedh një vështrim retrospektiv të zhvillimit dhe përparimit të bërë gjatë dhjetë viteve të fundit në Shqipëri, nën udhëheqjen e Mbretit Zog I. Ajo vëren se formimi i kabinetit të ri liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të sovranit.
Përbërja e kabinetit Frashëri (Mehdi), thotë gazeta, është triumf i dinamizmit të rinisë shqiptare dhe, me formimin e tij, përuron një epokë të re në përparimin kulturor dhe ekonomik të popullit shqiptar. (Havas)