Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, ku vijon prej muajit korrik ritmi i lartë i infektimeve dhe viktimave.
Brataj tha se po përgatitet një plan për nga muaji shtator, kur situata mund të agravojë më tej, për të vlerësuar gjithçka hap pas hapi. Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, shumica e rasteve aktive po trajtohen nëpër banesa nga mjeku i familjes, ndërsa shtoi se ky virus nuk ka një terapi fikse kurimi.
Brataj sqaroi se “Ky është një virus i ri, që ka një terapi simptomatike, që do të thotë cfarë të na shfaqet, do ta kurojmë. Pra, nëse kemi temperaturë, do të përdorim ilace kundër saj, nëse kemi kollë, do përdorim shurup, etj. Por, kur shfaqen simptomat e mungesës së frymëmarrjes, është mirë të shoqërohet me ekzaminim”.
Pjesë nga intervista:
Brataj: Shihet cfarë do të na paraqitet që nga shtatori, që dhe 13 ditë i mungojnë. Është problemi i shkollës, si do të happen, si do veprohet nëse do paraqitet infeksioni nëpër shkolla. Në shkolla është shumë e ulët incidence e infeksioneve, sidomos në fillore dhe në cerdhe. Do të vlerësohet hap pas hapi cdo gjë. Por kjo kërkon veprim ndërinstitucional. Nuk ka sens të mos hapet shkolla, por janë vetë shkollat që duhet të bëjnë planin e respektimit të masave.
Jeni të sigurt që plani do të zbatohet, sepse ky plan u bë dhe për plazhin, por nuk po zbatohet?
Një ekspert ose një komitet nuk mund të shkojë deri te personi të kontrollojë. Janë shumë institucione, që duhet të merren me zbatim dhe kontroll. Por edhe vetë bizneset duhet të merren me zbatimin e këtyre rregullave. Unë i kam parë cadrat që janë shumë më larg se më parë. Së dyti, në ambientet e hapura rrezikshmëria është më e ulët, por e tmerrshme është se nuk po respektohen masat në ambiente të mbyllura.
Si është situata tani?
Nuk është se ka ndonjë ndryshim shumë të madh. Rritja që filloi nga fundi i korrikut vijon, thuajse ka të njëjtat thirrje për koronavirusin. 1000-1500 thirrje në ditë tani është trend. Ajo që shoh është se të sëmurët kanë shenja të lehta dhe trajtohen nga mjeku i familjes. Nëse janë mbi 3 mijë raste aktive, 117 janë në spital, 40% nuk kanë asnjë shenjë e simptomë, ndërsa të tjerët kanë shenja të lehta që ndiqen në banesë.
Si ndiqet një i infektuar në banesë?
Është e vërtetë që shumica ndiqen në banesë, por kur shfaqen komplikanca askush nuk ka kurajo të rrijë në shtëpi, por i drejtohet qendrës spitalore. Kjo është një sëmundje që i përket mjekësisë familjare, po ta marrësh si numra. Shumë keq janë vetëm 1%, që trajtohen në spital. Koronavirusi nuk ka një terapi, që të thuash bëjë këto ilace dhe shërohesh. Ky është një virus i ri, që ka një terapi simptomatike, që do të thotë cfarë të na shfaqet, do ta kurojmë. Pra, nëse kemi temperaturë, do të përdorim ilace kundër saj, nëse kemi kollë, do përdorim shurup, etj. Por, kur shfaqen simptomat e mungesës së frymëmarrjes, është mirë të shoqërohet me ekzaminim.
(BalkanWeb)