Vincend Cassel feston përvjetorin e dytë të martesës me Tina Kunakey me një dedikim dashurie shumë të veçantë. Në Instagram aktori është fotografuar me një Betty Boop tërheqëse në versionin afrikan të bërë tatuazh në krah. Është i njëjti imazh që bashkëshortja e tij Kunakey përdor në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Ces foils ambiances…#poopoopidoo #postconfinusfoilus #foilsursurfing ? @hollysiz @whathefoil

A post shared by VINCENT CASSEL (@vincentcassel) on

Fotoja ku shihet Cassel në barkë është bërë pikërisht në ujërat e Saint-Jean-de-Luz. Pikërisht në këto plazhe aktori francez ka njohur modelen e re në 2015 dhe në 24 gusht të 2018 të dy janë martuar në Bidart, gjithmonë në të njëjtën zonë (pak kilometra nga Biarritz).

Në fund të korrikut aktori i “L’odio” shkroi në Instagram ‘Five years counting’, për të festuar 5 vitet e takimit të parë me Tina Kunakey. 31 vitet diferencë mes tyre nuk kanë qenë kurrë një problem dhe marrëdhënia e tyre duket se shkon për mrekulli dhe është forcuar me lindjen e vajzës Amazone, që ka ardhur në jetë në prill të 2019.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb