Mrik Ndoja rrëfen ekskluzivisht për News24 dhe BalkanWeb momentet grabitjes së saj në fshatin Kishagji të Pukës dhe dhunimin nga autorët e maskuar.

Ajo thotë për gazetarin Armir Mehaj se autorët e rrahën, e morën me shkelma, e kanë lidhur dhe kanë ikur. 70- vjeçarja shprehet se është zgjidhur duke përdorur dhëmbët dhe ka njoftuar komshinjtë.

Ndoja thotë se s’ka burrë apo fëmijë dhe tashmë ka frikë të jetojë më në fshatin ku u martua dhe jetoi për 50 vite, në Kishagji 20 kilometra larg Pukës.

”Më hodhën përtokë. Më thanë ku ke paratë. Po për zotin më rrahën. Në krah kam dëmtime. Më morën me shkelma.
Nuk e di sa ishte ora. Zoti më ka zgjidhur. Nuk e di, me dhëmbë jam zgjidhur. Jo, jo nuk ka ndodhur. Në fshat ka ndodhur gjithmonë.
Nuk i njoh autorët. çfarë të them? Thirrja ime është që të gjejnë autorët. S’kam bërë keq, s’kam dhunuar kënd. S’kam burrë e fëmijë. Kam frikë të jetoj këtu.”- tha Ndoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb