PUKA
Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja në Pukës e të moshuarës 70- vjeçare Mrik Ndoja në Kashigji të Pukës.
Gazetari Armir Mehaj raporton për BalkanWeb se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës dhe i kanë shkuar tek krevati Ndojës.
Ata e lidhën dhe i kërkuan paratë. 70- vjeçarja i tregoi vendin ku kishte librezën e pensionit, pasi kishte tërhequr lekët për 3 muaj. Po ashtu ata morën dhe disa para të tjera të të moshuarës.
70- vjeçarja nuk mundi të reagonte pasi kishte një frakturë në këmbë, teksa autorët e maskuar e goditën atë në krahun e majtë, brinjë dhe kokë.
Më pas, Mrik Ndoja njoftoi komshinjtë të cilët e ndihmuan dhe njoftuan edhe ambulancën. Ajo prej 50 vitesh jeton në fshatin Kashigji, teksa disa vite më parë i ka vdekur burri dhe ka mbetur e vetme pasi nuk ka fëmijë.
(BalkanWeb)