Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku gjatë orëve të fundit ka arrestuar dy persona dhe ndaluar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E.I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.U., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb