Në 24 orët e fundit ka 142 raste të reja të infektuarish dhe gjashtë viktima sipas raportimit të MSH-së.

Por si është situata në spitale? Msh-ja bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: