Pacienti 65-vjeçar Hasan Mira që mori vendimin drastik për t’u vetëflijuar duke u hedhur nga kati i katër i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është vjehrri i deputetit socialist, Gjetan Gjetani, të përjashtuar nga PS.
Viktima mësohet se e kreu aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.