Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar procesin në PD të përzgjedhjes së kandidatëve duke shprehur skepticizmin për formulën me vota negative.

Sipas tij me këtë lloj përzgjedhje, ka pasur ndëshkim dhe jo garë. Minxhozi thekson se kandidatët nuk u eliminuan ngaqë kishin marrë pak vota pro, por shumë vota kundër.

Më tej ai shton se në fund do të shihet se çfarë do të ngelet në fund nga lista, të cilët do të jenë pikërisht kandidatët që kanë marrë më pak vota kundër, dhe çfarë peshë do të kenë në elektorat ata që u skualifikuan.

 

”Në qoftë se diskutojmë për gjithë elementët pozitivë dhe negativë. Fut një element votimi dhe vullneti të anëtarësisë. Na ka ardhur në majë të hundës nxjerrja e listave nga mbledhjet e mbyllura.

Do të thoja, që një element që më fut në dilemë është se gjithë këto persona që janë skualifikuar. Nuk janë njerëz që s’lënë gjurmë, që s’kanë forcë. S’kanë dalë nga gara se kanë marrë më shumë vota pozitive, por kanë marrë më shumë negative. Çfarë peshe mund të kenë në fushatë nesër?

Ne flasim kush është më e madhe, pjesa e mbushur me ujë apo bosh. Po analizojmë dy raportet, gara është në vetvete, ndofta njeriun e nxjerr më shumë nga shtëpia të votojë kundër se pro.

Një garë që s’ka mbaruar, një filtrim që s’ka mbaruar. Kanë vlerën për imazhin publik, ndërsa partia tjetër s’bën. Problemi është çfarë produkti në fund. Siç janë listat tani publike, dhe i kemi në sytë tanë, do shohim çfarë firma do marrin. Çfarë do ngelet nga ata më pak të votuarit, kur të shkojnë tek komisioni. Si do rankohen.

S’jam shumë i sigurt që me këtë formulë bënte për këtë lloj set-up që do bëhet në fund lista.”- tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb