VLORË

Një atentat dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe shënjestra duket se ka qenë një 27-vjeçar. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë me dije se në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi Mario Ferraj, 27 vjeç, banues në Vlorë.

I riu ka kallëzuar se në lagjen “Partizani”, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po këqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 27-vjeçari Ferrja rezulton pa precedentë penalë dhe është pronari i një picerie. Dyshohet se ai është qëlluar pas një  konflikti të çastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: