Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar ekskluzivisht për News 24 dhe “BalkanWeb” videon e atentatit që i ndodhi mbrëmjen e djeshme 27-vjeçarit Marjo Ferraj në Vlorë.
Siç mund të shihni edhe në video duket e pabesueshme se si i riu ka mundur t’i shpëtojë fatmirësisht pa plagë këtij atentati, pasi autori afrohet deri në xhamin e makinës dhe e qëllon.
Me të dëgjuar të shtënat shoferi hap derën e mjetit dhe del jashtë. Por autori është kthyer me kurriz dhe pret që ta marrë makina e shoqëruesit të tij, pa e kuptuar që nuk e ka qëlluar të riun.
Gazetari Enrik Mehmeti që ka siguruar edhe videon, bën me dije se autorët po e prisnin jashtë banesës të riun në një mjet Alfa Romeo. Në video duket qartë edhe momenti kur njëri prej autorëve del me qetësi nga mjeti dhe i afrohet makinës së autorit për ta qëlluar.
(m.a/BalkanWeb)