Është promovuar sot në mjediset e Universitetit Luarasi libri i ambasadorit Dashnor Dervishi “50 vjet marrëdhënie me jashtë”. Një libër që flet për 50 vite të karrierës diplomatike të ambasadorit Dervishi në çdo cep të botës.

Anila Bisha, drejtore e shtëpisë botuese “Mediaprint” tha se ambasadori me këtë libër e tejkalon veten dhe shkon përtej ngjarjeve personale duke treguar ngjarje të rëndësishme. Ajo e cilësoi një udhërrëfyes për diplomatët e rinj.

“Një botim që kur erdhi në redaksi ishim pak skeptikë. Ishte hera e parë që merrnin një botim të tillë. E mora si një mision për të përcjellë atë që autori vetë kishte krijuar dhe realizuar. Gjithmonë mendoj se librat me autorë diplomatë ngjallin kureshtje. Libri i Dashit e realizon më së miri këtë lloj misioni. E tejkalon veten dhe e prezanton historinë si një botim që i përcjell ngjarjet si ngjarje shumë të rëndësishme. I tejkalon ngjarjet personale.
Ky është botimi i parë që prezanton periudhën historike deri në marrëdhëniet me Italinë. U kujdesëm që libri të kishte të gjitha cilësitë dhe të botimit për të ekspozuar dhe përdorur detajet e botimit. Me një përmbajtje teknike mjaft cilësore dhe besoj se do lexohet aq bukur sa është shkruar. Në udhëtimin që bëmë së bashku për të realizuar librin jo vetëm që njoha ambasadorin por dhe miqtë rrotull”, deklaroi Anila Bisha.

Ajo falënderoi universitetin Luarasi për organizimin e këtij eventi.
“Gjej rastin të falënderoj universitetin Luarasi që na mirëpriti në këtë ambient sepse në kushte pandemie është e vështirë të gjejmë ambiente kaq të bukura, të hapura. Libri mbështet idenë se në saj të diplomacisë vende të caktuara jetojnë në harmoni”, tha Bisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb