Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Tetor 2020
“La Croix” ka botuar, të shtunën e 30 korrikut 1955, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me rikthimin asokohe të familjes mbretërore shqiptare në Francë.
Côte d’Azur, strehë e mbretërve të rënë
“Ish-mbreti Zog i Shqipërisë u ngjit në bordin e anijes Maréchal Joffre, gjatë ndalesës së kësaj të fundit në Aleksandri.
Ish-sovrani vjen në Francë, pas dhjetë viteve të kaluara në Egjipt. Ai shoqërohet nga gruaja e tij, djali i tij dhe një suitë civile dhe … ushtarake.
Dy vila, njëra në Kanë, tjetra në Antibes, janë marrë me qira nga ish-mbreti Zog i cili, pas një sëmundje të gjatë të zemrës, dëshiron të trajtohet nga specialistët francezë.
Ndërsa princi i ri, djali i tij, ai dëshiron të studiojë në një shkollë teknike aeronautike.
Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania