Ndërsa numërimit të votave pas zgjedhjeve po i vjen fundi, mediat kanë filluar të supozojnë rreth asaj se kush do të mund të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

Dhe në këtë drejtim, së paku deri më tani, shumica e mediave favorizojnë kandidatin demokrat, Joe Biden, si fituesin e mundshëm të këtyre zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, është fitues edhe në Michigan.

Kështu, pas fitores në shtetin me 16 vota elektorale, Biden do të mund të arrinte në 264 vota elektorale.

Në këtë drejtim, kandidatit demokrat do t’i nevojiteshin vetëm edhe gjashtë vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për të cilën gjë duhet të fitohen minimalisht 270 vota elektorale.

Dhe shteti që shihet si potencialisht i fituar nga Biden është Nevada. Por cili ishte rezultati i zgjedhjeve të fundit të zhvilluara në vitin 2016 në këtë shtet?

Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara 2016 në Nevada, të mbajtura më 8 nëntor 2016 ishin pjesë e zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara 2016, dhe u fituan nga Hillary Clinton me një shumicë votash prej 47.92% ndaj 45.5% të Donald Trump.

Nevada
Nevada

Kështu, të gjitha 6 votat elektorale të Nevadas iu caktuan Clinton.

Madje, sipas të dhënave, Trump u bë i pari republikan që nga William Howard Taft në vitin 1908 që fitoi presidencën pa Nevadan, dhe i pari që nga William McKinley në vitin 1900 që e bëri këtë pa Washoe County.

Kjo ishte gjithashtu hera e parë që nga zgjedhjet e 1976 që shteti ka votuar për kandidatin presidencial humbës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: