Teksa Biden dhe Trump po garojnë për kandidat për President paralelisht një përballje e ‘nxehtë’ po ndodh dhe për Kongresin si dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Sa i përket Kongresit, diferencat janë shumë të ngushta pasi deri më tani republikanët kanë 48 vende kurse demokratët 46.

E kundërta po ndodh në Dhomën e Përfaqësuesve ku demokratët kanë një avantazh të mirë me 204 vende kurse republikanët 190.

Zgjedhjet e SHBA do i vulosë gara për President që duket se po fitohet nga Biden. Ish-zv/presidenti ka deri më tani 164 vota elektorale teksa me fitoren në Nevada siguron edhe 6 vota të tjera që e shpallin fitues, por gara vijon.

Ndërkohë Trump ka 114 vota elektorale, teksa vetëm në Nevada është në disavantazh teksa tek të tjerat është në epërsi.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb