Pas makinës së blinduar tip “BMW”, ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i është rikthyer edhe nafta.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë i ka rikthyer Berishës licensën për naftën, duke i dhënë të drejtën që ai të rinisë aktivitetin e tij.

Kujtojmë se pasuritë e Lulzim Berishës ishin sekuestruar nga operacioni Forca e Ligjit, por që gjykata ka vendosur t’ia rikthejë.

OFL arsyetoi asokohe se subjekti “Rajan 2007” në pronësi të tyre, pavarësisht se i ishte hequr licenca më datë 13.02.2019, 9 ditë pasi ish-anëtarit të bandës së Durrësit iu dërgua kërkesa për justifikimin e pasurisë, vijoi punën normalisht për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit në porte në mënyrë të paligjshme duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb