Tërmeti/ Soreca publikon videon: Një vit më pas kujtojmë 51 viktimat dhe solidaritetin e BE! Tani të punojmë për të ndërtuar së bashku
26 Nëntor, 2020 11:13
Madhësia e tekstit:
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka publikuar një video në 1-vjetorin e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit 2019.
Soreca thotë se vit pas tërmetit të gjithë kujtojnë 51 viktimat në Shqipëri dhe solidaritetin e BE dhe vendeve anëtare të unionit.
Ambasadori thekson se tani është koha për të punuar dhe për të ndërtuar së bashku.
STATUSI NGA LUIGI SORECA
Më 26 Nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit më pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani ne punojmë për të ndërtuar së bashku.