Gazetari Elidon Ndreka që ka siguruar për “BalkanWeb” të dhënat e para për atentatin që iu bë efektivit 26-vjeçar të FNSH-së në Shkodër, Xhuljo Prela zbardh edhe skemën e ngjarjes.

Referuar burimeve policore, ai bën me dije se i riu rreth orës 02:20 ka qënë duke u kthyer nga Rinasi ku kishte përcjellë një të afërm.

Ai ishte vetëm në makinë në momentin që udhëtonte në autostradën Milot – Lezhë, në drejtim të Shkodrës. Në afërsi të një karburanti i ka dalë para mjetit një person. AI i ka bërë shenjë me një elektrik dore dhe Prela ka hapur krahun. Personi i është afruar dhe Prela ka hapur xhamin e pasagjerit në vendin e parë. Burimet thonë se mes tyre ka pasur një konflikt verbal. Në ato momente Prela ka dashur të largohet me makinë.

Në këto momente i është afruar një mjet tjetër dhe e ka qëlluar të riun.

Ndaj tij është qëlluar tre herë, por njëri nga plumbat e ka prekur. Plumbi ka qënë fatal pasi i ka prekur një nga arteriet kryesore duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Pasi është qëlluar i riu ka humbur edhe drejtimin e mjetit. Mjeti i tij ka përshkuar edhe 500 metra rrugë e më pas ka përfunduar në një kanal.

Trupi i tij ndodhet në morgun e qytetit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë intensive. Pista kryesore ku po heton policia është një vrasje për shkak të detyrës, pornuk përjashtohet as përfshirja e tij në ndonjë vepër të jashtëligjshme, por edhe konflikte të tij me persona të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb