Ndonëse mendohej se të rinjtë që protestuan pasditen e sotme në Durrës do të shpërndaheshin qetësisht, ata janë drejtuar sërish drejt sheshit “Liria” dhe kanë nisur të shkatërrojnë dekorin e vendosur me rastin e festave të fundvitit.

Këtij shkatërrimi nuk i kanë shpëtuar as pema së cilës i është vënë flaka dhe as zbukurimet e ndryshme të vendosura aty, të cilat janë dëmtuar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se protestuesit i janë afruar edhe godinës së bashkisë, por efektivë të shumtë të policisë së rendit kanë formuar një brez mbrojtës para institucionit të qeverisjes vendore. Mësohet se policia ka shoqëruar një numër të madh prej tyre në ambientet e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb