“Le Populaire” ka botuar, të premten e 16 shtatorit 1927, në ballinë, një shkrim rrëqethës mbi historinë e kanibalit të Tiranës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një mishpjekës shqiptar u furnizonte në trekëmbëshat
“Prej disa kohësh ishte vërejtur në Tiranë që pas varjeve, trupat e të dënuarve hiqeshin natën nga trekëmbëshi, nga duar misterioze dhe zhdukeshin.
Policia u vu në kërkim dhe kapi një burrë në orën 11:00 ndërsa po zhvarte një trup të pajetë dhe po e fuste në një thes. Xhandarët pasi e ndoqën këtë individ, vunë re se ai ishte një mishpjekës nga Tirana që therte (priste) trupat dhe i punonte për të përgatitur pjata (meze) shumë të vlerësuara nga shoqëria e Tiranës.
Gruaja dhe dy vajzat e tij u burgosën me të.”