PSG një ditë pasi ka filluar pushimet e dimrit njofton shkarkimin e trajneri gjerman Thomas Tuchel.
Parizienët këtë vit kanë treguar një formë më të dobët në kampionat duke e mbyllur në vendin e tretë vitin, por vetëm me një pikë më pas se dy vendet e mësipërme Lille e Lyon.
Nga ana tjetër PSG u kualifikua si e para në grup nga Champions League. Kjo nuk i ka mjaftuar Tuchel që të vijojë aventurën.
Në Francë aludojnë se gjermani u shkarkua pas deklaratës kontraverse ”Në PSG, unë ndjehem më shumë si një politikan ose një ministër sporti sesa një trajner.” Gjithsesi Tuchel u largua me nder nga PSG pasi vetëm dje fitoi 4-0 ndaj Strasburg.
Nga ana tjetër përfiltet shumë se vendin e tij në krye të stolit është argjentinasi Mauricio Pochettino. Një tjetër opsion është dhe ish-futbollisti i PSG, Thiago Motta. Në garë mund të jetë edhe italiani Allegri i cili përflitet prej muajsh që mund të merrte stolin e parizienëve.
(BalkanWeb)