Nuk kishte dyshime por tashmë është zyrtare, PSG shkarkon Thomas Tuchel. Klubi francez ka bërë publik këtë vendim, me anë të një komunikate për mediat ndërsa presidenti Al-Khelaifi ka falënderuar teknikun gjerman për atë që ka dhënë në krye të PSG: “Dua të falënderoj Thomas Thucel dhe stafin e tij për atë që kanë sjell në klub. Thomas solli shumë energji dhe pasion me punën e bërë, do të kujtojmë gjithë momentet e bukura, i urojë më të mirën në të ardhmen”, u shpreh sheiku i PSG. Tuchel mori drejtimin e PSG në 2018 ku arriti të fitojë 2 kampionate, një herë Kupën e Francës, një herë Kupën e Ligës dhe dy Superkupa. Për herë të parë në histori arriti të kualifikoj PSG edhe në finalen e Champions League.
Vendin e gjermanit pritet ta marrë Mauricio Pochettino, të gjithë rrugët të dërgojnë tek ish trajneri i Tottenmham Hotspur, argjentinasi është një personazh që pëlqehet shumë nga sheiku Al-Khelaifi dhe pritet të behet zyrtare në ditët në vijim.
(BalkanWeb)