Mediat greke i kanë kushtuar një artikull historisë së Përparim Ademit me dy motrat Kristina Bardhi e Zhaneta Metani, vrasjes së dyfishtë, bashkëjetesës si dhe dëshmive për tregti fëmijësh.

Sipas ERT, Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi për shkak se vrasja e dyfishtë e motrave në Tiranë ka zbuluar pikërisht tregtinë e foshnjave në Selanik, pasi sipas dëshmive të familjarëve të motrave, Ademi i ka sjellë për disa kohë në Selanik për të punuar si prostituta dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje.

Ademi ndërkohë është në gjyq në Shqipëri për vrasjen e dy motrave, teksa ka pranuar edhe krimin në sy të një prej fëmijëve që ai kishte bërë me një nga motrat.

Vetë autori i krimit, ka pranuar në dëshminë e tij pas arrestimit se me bashkëshorten dhe dy motrat udhëtonin drejt Greqisë, teksa familjarët pretendojnë se i shfrytëzonte si prostituta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb