TIRANË
TEKST
Redjan Rraja, një personazh me shumë dritëhije në botën e krimit pritet të dalë përpara drejtësisë si autori kryesor në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj pasditen e 1 nëntorit 2019, në Shkozet të Durrësit, me nje të vrarë dhe të plagosur.
Prokuroria e Posacme i dha fund hetimit 15 mujor dhe doli në konkluzionin se ish denstisti i burgut krijoi një grup të strukturuar kriminal dhe më pas organizoi e realizoi atentatin ndaj Ndojit, i cili ndodhej në makinë me shoferin dhe mikun e tij Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën ‘Rrumi’.
Prokuroria thotë se ka të paktën 2 profile ADN që u gjetën brenda makinës së ekzekutorëve dhe përkatësisht në armën e krimit dhe një palë syze që u përputhen me ADN e Rrajës, prova të cilat pritet t’i komunikohen atij të hënën. Ai akuzohet si njeriu që qëlloi direkt mbi automjetin e Ndojit, duke e lënë të plagosur atë, mikun e tij Rrumi dhe shoferin Andi Maloku, i cili gjeti vdekjen një javë më vonë në spitalin e Traumës.
Arjol Halilaj, akuzohet si pjesëtar i grupit, përderisa ka prova që ai ka patur takime të vazhdueshme me Rrajën dhe një person të tretë ende të paidentifikuar para dhe pas atentatit. Sipas prokurorisë, Halilaj priti Rrajën dhe atentatorin tjetër, pasi ata braktisën makinën në Shkafanë, dhe me automjetin e tij i largoi fillimisht në drejtim të Durrësit. Personi i tretë pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë, që shfaqet krah Rrajës, ende nuk është identifikuar.
SPAK vendosi ta vecojë cështjen për të dhe vijon hetimet. Për të bërë të mundur identifikimin, prokuroria ka kërkuar ndihmën e autoriteteve të huaja. sipas hetuesve, një tjetër kampion ADN që u përftua në makinën e krimit, nuk rezultoi e përputhshme as me atë të Rrajës e as të Halilajt, ndaj janë në kërkim të personit të tretë, që mori pjesë në atentatin e mirëorganizuar.
(BalkanWeb)