Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj në 100 vjetorin e Kongresit Historik Bektashian duke iu kthyer historisë, vlerësoi lart rolin e këtij kongresi dhe kontributin e tij për krijimin e shtetit shqiptar, pasi siç tha ndër shekuj bektashianët janë kujdesur të ruajnë mëmëdhenë.
Ai shtoi se sot, do të dëshironin që të kishte më shumë njerëz në këtë event të rëndësishëm, por pandemia dhe kushtet që ajo na detyron të zbatojmë e kanë bërë të pamundur. Megjithatë shtoi se klerikët dhe Kryegjyshët Botërore që kanë dhënë.
“Kongresi i Parë Bektashian, u mbajt në Prishtë të Skraparit nga 14 deri 17 janar të vitit 1921, dhe sot kur e përkujtojmë, unë si Kryegjysh Botëror Bektashia ju falënderoj të gjithëve, ju bekoj dhe uroj nga zemra për vitin 2021, ju uroj me shumë paqe dhe dashuri në familjet tuaja, më shumë adhurim e besim tek i madhi Zot, më shumë unitet me njeëri-tjetrin për të përballuar sa më mirë këtë periudhë të rëndë pandemie.
Do të dëshironim që këtë event të rëndësishëm fetar e atdhetar, 100 vjetori i Kongresit të Parë të Prishtës ta përkujtonim më ndryshe, me më shumë pjesëmarrje, aktivitete e pelegrinazhe, por kjo situatë na detyron të respektojmë kushtet e domosdoshme dhe ta bëjmë me pak njerëz. Por njëkohësisht me respektin dhe vlerësimin më të madh për këtë ditë të shënuar, për klerikët bektashinjë që e mbështetën dhe së bashku mundësuan mbajtjen e kongresit duke hapur udhë të reja e dritë në mësimin tonë bektashian e atdhetar.
Ato ditë të shënuara në teqenë e Prishtës, vlerësini e kulluar i Haxhi Bektash Veliut do të rrënjosej thellë në kujtesën e miliona besimtarëve në Shqipëri dhe mbarë botën, për këto vendime që mori, formimi i Komitetit Bektashian Shqiptar në atë kongres ishte pjesë e kontributit të bektashinjve në shekuj dhe falë veprimeve historike të Kongresit të Lushnjes që i mori në mbrojte të besimet fetare, bektashizmi shqiptar filloi organizimin e tij me statut dhe këshill duke e forcuar atë vit pas viti, madje shumë prej klerikëve bektashianë kanë dhënë jetën e tyre në mbrojte të lirisë së kombit tonë duke i besuar kauzës së tyre: Pa Atdhe nuk ka fe!
Teqeja e Prishtës mbart në historinë e vetë sa e sa episode të lavdishme të besimit të palëkundër në Zot, Klerikët që kanë shërbyer aty, si Baba Tahiri, Baba Xhaferri, Baba Shabani, Baba Hyseni, Baba Kamberi etje kanë mundur që të mbajnë të ndezur çirakun e Haxhi Bektash Veliut duke shpërndarë dritë e besim që mban të ndezur në zemrat e të gjithëve dashurinë se vetëm me pushkë dhe me penë mund të shpëtojmë mëmëdhenë!
Kongresi i Parë Bektashian do të jetë në të ardhmen një pikë referimi në rrugën tonë si klerikë e besimtarë dhe studiuesve se ende flenë në arkiva dëshmi të ndritura të kohës që duhet të dalin në dritë
Mbetet detyra jonë që të dalin në dritë
Falenderoj po ashtu edhe ata që e vazhduan këtë rrugë me Kongresin e Dytë dhe të Tretë, pra Shqipëria u bë vendi i gjithë bektashinjve të botës, duke vazhduar më tej me kongrese të tjera.
Nder e respekt për të gjtihë ata Kryegjyshë Botërorë të cilët e udhëhoqën bektashizmin dhe kanë dhënë jetën e tyre për t’i shërbyer besimtarëve.
Unë uroj nga zemra ta kalojmë sa më shpejt këtë periudhë të vështirë që po kalojmë. Zorti Ju Bekoftë të Gjithëve Amin!”,- tha ai gjatë fjalës përshëndetëse.
(BalkanWeb)